HomeLajmeÇmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje 2.7%

Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje 2.7%

Të ngjajshme

Treshes kosovare, Asllani, Avdullahu e Hajdari i rritet vlera në Transfermarkt

Treshja kosovare, Fisnik Asllani, Leon Avdulahu dhe Albian Hajdari,...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Importit, ku bëhet e ditur se në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2026 është regjistruar rritje prej 2.7% krahasuar me TM1 të vitit 2025.

Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka shënuar rënie prej 0.3% në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025, por në bazë vjetore është vërejtur rritje.

Rritjet më të mëdha sipas sektorëve janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj me 23.2%, produktet minerale me 11.5%, instrumentet optike, fotografike dhe medicinale me 7.2%, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7.0%.

Po ashtu, rritje janë shënuar edhe te këpucët, vajrat ushqyese dhe produktet e shtazëve.

Ndërkohë, rënia e çmimeve është regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe kauçuku, metalet bazë dhe letrat e ndryshme.

ASK thekson se lëvizjet në indekse reflektojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare të importit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz