HomeShowBizSonny Rollins, saksofonisti legjendar i xhazit shuhet në moshën 95-vjeçare

Sonny Rollins, saksofonisti legjendar i xhazit shuhet në moshën 95-vjeçare

Të ngjajshme

Ariu me të vegjlit shihen rrugës për në bjeshkët e Deçanit

Një ari me të vegjlit e saj është parë...

Loredana dhe Adeyemi po bëjnë dokumentar për jetën e tyre

Një yll i futbollit dhe një repere me shumë...

Behrami publikon fotografi me Lushtakun, Limajn e të tjerë:

Kandiadati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka publikuar...

Saksofonisti legjendar i xhazit, Sonny Rollins ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Woodstock, Nju Jork, sipas AP.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e tij, Terri Hinte, e cila tha se artisti kishte vuajtur vitet e fundit nga probleme të ndryshme shëndetësore.

I konsideruar si një nga figurat më me ndikim të epokës “Bebop”, përkrah emrave si John Coltrane dhe Charlie Parker, Rollins u vlerësua për stilin e tij unik, improvizimin virtuoz dhe eksperimentimin e vazhdueshëm muzikor, gjatë më shumë se pesë dekadave karrierë.

“Bebop” është një stil i xhazit që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1940.

Ai karakterizohet nga ritme të shpejta, improvizim kompleks dhe harmoni më të avancuara krahasuar me xhazin tradicional të kohës.

Kjo rrymë u krijua nga muzikantë si Charlie Parker, Dizzy Gillespie dhe Thelonious Monk, të cilët kërkonin ta shndërronin xhazin, nga një muzikë kryesisht vallëzimi në një formë më artistike dhe eksperimentale.

Emërtimi “Bebop” vjen nga tingujt ritmikë “be-bop” që dëgjoheshin shpesh në frazat muzikore të këtij stili.

Rollins fitoi famë të gjerë me albumin “Saxophone Colossus” në vitin 1956 dhe më vonë bashkëpunoi edhe me grupin “The Rolling Stones” në albumin “Tattoo You”, ku interpretoi solo-n e njohur në këngën “Waiting on a Friend”.

Rollins fitoi çmime “Grammy” për albumin “This Is What I Do” dhe për interpretimin solo në “Why Was I Born?”.

Koncertin e fundit, Rollins e dha në vitin 2012, ndërsa u tërhoq përfundimisht nga muzika dy vite më vonë për shkak të fibrozës pulmonare.

Përveç suksesit artistik, jeta e tij u karakterizua edhe nga beteja me varësinë ndaj heroinës në rininë e hershme, përvojë që më vonë çoi drejt një transformimi shpirtëror dhe filozofik.

Sonny Rollins konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të historisë së xhazit – i cili la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore, me dhjetëra regjistrime dhe albume të paharrueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz