HomeSportTreshes kosovare, Asllani, Avdullahu e Hajdari i rritet vlera në Transfermarkt

Treshes kosovare, Asllani, Avdullahu e Hajdari i rritet vlera në Transfermarkt

Të ngjajshme

Foda: Kualifikimi në Evropian është synimi i Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të mërkurën...

Aksident i rëndë në Fier, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mesditën e...

Foda: Euro 2028 mbetet objektivi kryesor i Kosovës

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Sonny Rollins, saksofonisti legjendar i xhazit shuhet në moshën 95-vjeçare

Saksofonisti legjendar i xhazit, Sonny Rollins ka ndërruar jetë...

Drejtësia vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Shqipëria kalon një tjetër prag drejt BE-së, me konfirmimin...

Treshja kosovare, Fisnik Asllani, Leon Avdulahu dhe Albian Hajdari, e bëri një sezon fantastik me Hoffenheimin në Gjermani, krahas paraqitjeve solide edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Dhe, faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt, i ka shpërblyer dhe vlerësuar “Tre Musketerët”, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesit Asllani, i cili po pëlqehet nga Barcelona, por edhe nga Bayern Munichu, i është rritur vlera për 5 milionë euro, nga 30 në 35 milionë, duke qenë kështu futbollisti më i shtrenjtë dhe më i vlefshëm Dardan për momentin.

Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin 2025/26, ndërsa i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 9 asistime me ekipin gjerman.

Ndërkohë, Avdullahut i është rritur vlera po ashtu për 5 milionë, nga 25 milionë euro në 30 milionë euro.

Mesfushori kosovar i ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin që përfundoi, ndërsa e ka bërë edhe një asistim.

E Hajdari i është rritur vlera nga 20 në 25 milionë euro.

Qendërmbrojtësi kosovar i ka zhvilluar 30 ndeshje në këtë sezon me Hoffenheimin, ndërsa e ka shënuar edhe një gol dhe i ka bërë dy asistime. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz