HomeLajmeSHKK demanton lajmin për telefonatën e Granit Plavës në emision televiziv

SHKK demanton lajmin për telefonatën e Granit Plavës në emision televiziv

Të ngjajshme

Zyrtarët policorë lëndohen gjatë një operacioni kundër drogës në Korçë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita,...

Primet e sigurimit të veturave po rriten ndjeshëm në Zvicër

Ekspertët paralajmërojnë për rritje të mëdha të kostove dhe...

Comolli konfirmon Spallettin, Juventusi nuk planifikon revolucion

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, ka dalë publikisht në...

Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër...

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve lidhur me pretendimin se Granit Plava ka telefonuar në një emision të mëngjesit, duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Përmes një njoftimi zyrtar, SHKK ka bërë të ditur se institucionet korrektuese zbatojnë standarde të larta sigurie dhe se posedimi apo përdorimi i mjeteve të ndaluara nga personat e dënuar trajtohet me seriozitet të plotë, transmeton lajmi.net.

Sipas SHKK-së, koha kur është transmetuar telefonata nuk përkon me orarin e lejuar për realizimin e thirrjeve nga personat e burgosur, pasi ato lejohen vetëm sipas procedurave dhe orareve të përcaktuara nga institucioni korrektues.

Tutje, bëhet e ditur se hapësirat brenda institucioneve korrektuese monitorohen vazhdimisht nga stafi dhe përmes kamerave të sigurisë.

“Pas verifikimeve të kryera nga SHKK, zëri në telefonatën e transmetuar nuk i përket personit në fjalë”, thuhet në reagim.

Në fund, SHKK u ka bërë thirrje mediave që para publikimit të lajmeve të tilla të kërkojnë konfirmime zyrtare, në mënyrë që informimi i publikut të jetë i saktë dhe i verifikuar.

Kujtojmë se Granit Plava është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz