HomeSportNjë Bayern gjithnjë e më i frikshëm: duhen edhe 3-4 përforcime për...

Një Bayern gjithnjë e më i frikshëm: duhen edhe 3-4 përforcime për ta bërë skuadrën perfekte

Të ngjajshme

Treshes kosovare, Asllani, Avdullahu e Hajdari i rritet vlera në Transfermarkt

Treshja kosovare, Fisnik Asllani, Leon Avdulahu dhe Albian Hajdari,...

Bayern Munichu vazhdon të japë sinjale force dhe ambicie për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse bavarezët e kanë tashmë një skuadër konkurruese në të gjitha repartet, në Gjermani janë të bindur se klubi do të ndërhyjë sërish fuqishëm në treg për ta kompletuar një organikë që konsiderohet mes më të fortave në Evropë.

Eliminimi në gjysmëfinalen e Champions League nga Paris Saint-Germaini e ka nxjerrë në pah një problem që, sipas mediave gjermane, e ka bërë diferencën në momentet vendimtare: thellësia e skuadrës, përcjell “Gazeta Express”.

PSG kishte më shumë alternativa cilësore nga stoli, ndërsa Vincent Kompany nuk arriti ta ndryshonte ritmin e lojës me zëvendësimet.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit bavarezë po punojnë për t’i shtuar edhe 3 ose 4 elementë të nivelit të lartë në skuadër.

Objektivi është i qartë: ndërtimi i një grupi që jo vetëm e dominon Bundesligën, por është në gjendje ta rikthejë trofeun e Championsit në Mynih.

Skuadra aktuale mbetet ndër më të vlefshmet në Evropë.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Bayern e ka një organikë me vlerë rreth 960 milionë euro.

Yjet si Jamal Musiala dhe Michael Olise vlerësohen secili me rreth 130 milionë euro, ndërsa emra si Harry Kane, Alphonso Davies, Upamecano, Pavlovic dhe Luis Diaz e përbëjnë bazën e projektit bavarez.

Një nga repartet ku Bayerni kërkon më shumë ndërhyrje është ai në krahë.

Achraf Hakimi e Nuno Mendes pëlqehen tej mase nga Bayerni për repartin ofanziv anësor.

Ndërkohë, në repartin ofanziv, emri më i përfolur në Gjermani mbetet Anthony Gordon i Newcastle, por në listën e dëshirave përmendet edhe Bradley Barcola, i cili shkëlqeu pikërisht në përballjen kundër bavarezëve në Champions League.

Pavarësisht eliminimit evropian, sezoni i skuadrës së Vincent Kompany konsiderohet pozitiv.

Bayerni e fitoi Bundesligën me dominim dhe ishte në garë për “treshen” deri në fazat e fundit të sezonit.

Bavarezët e arritën gjithashtu edhe triumfin në DFB-Pokal dhe e konfirmuan rikthimin e tyre mes superfuqive evropiane.

Një tjetër aspekt që po vlerësohet shumë në Mynih është puna me talentet e reja.

Gjatë këtij sezoni debutuan gjashtë lojtarë nga akademia, ndërsa Lennart Karl konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit gjerman.

Përveç investimeve në treg, Bayerni po e ndërton edhe një brez të ri që pritet të ketë rol të rëndësishëm në vitet e ardhshme.

Në Gjermani ekziston bindja se diferenca mes Bayernit aktual dhe skuadrave si PSG apo Manchester City nuk është e madhe.

Për shumë analistë, bavarezëve u mungojnë vetëm disa detaje në stol dhe alternativa të nivelit të lartë për ta rikthyer dominimin absolut në Evropë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, afati kalimtar e verës pritet të jetë vendimtare për projektin e Kompanyt. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz