Çmenduri në Turqi, Besiktas merr yllin turk që qan nga emocionet, 10 mijë tifozë në airoport, ceremonia vazhdon në stadium
dp·
Shpërndaje:
Besiktas realizon një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit në Superligën turke.
Klubi nga Stambolli ka siguruar shërbimet e yllit të Kombëtares turke, Orkun Kökçü, i cili vjen nga Benfica për një shumë që besohet të jetë rreth 30 milionë euro.
Në aeroportin e Stambollit, mes emocioneve dhe festës, mbi 10 mijë tifozë pritën mesfushorin e talentuar që pritet të bëhet lider në zemër të ekipit.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratës është paralajmëruar për të dielën, në stadium dhe në prani të tifozëve. Një spektakël i vërtetë është në horizont!