PSG-ja i ka mposhtur të gjitha ekipet angleze me të cilat është përballur këtë sezon – të dielën e pret testi i fundit ndaj Chelseas
dp

Lexo edheReperi shqiptar në Gjermani nuk ndalet, vjen me “High”!

Kjo ndeshje do të luhet të dielën në stadiumin MetLife në New Jersey, dhe pritet të jetë një përballje e fortë mes dy skuadrave elitare evropiane.
PSG ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezo kundër ekipeve anlgeze, transmeton lajmi.net .
Francezët kanë mposhtur gjitha skuadrat e Premier Leagues që janë përballur këtë sezon: Arsenalin, Aston Villën, Liverpoolin dhe Manchester Cityn.
Në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, ata shkatërruan Real Madridin me rezultat 4:0, duke dëshmuar fuqinë e tyre.

Lexo edheReperi shqiptar në Gjermani nuk ndalet, vjen me “High”!
Ndërkohë, Chelsea arriti finalen pas fitores ndaj Fluminense dhe po kërkon që të përmbyllë sezonin me sukses.
Finalja e madhe zhvillohet më 13 korrik . PSG synon të fitojë trofeun e parë botëror në histori, ndërsa Chelsea shpreson të befasojë dhe të shpallet kampion./lajmi.net/