back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajme‘Çmenden’ mediat serbe pas vendimit të fundit të Kosovës për zyrtarët serb

‘Çmenden’ mediat serbe pas vendimit të fundit të Kosovës për zyrtarët serb

Të ngjajshme

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...

Shkurta: Dolce është më fallco se të gjithë

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku...
- Advertisement -

Vendimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të mos e lejuar asnjë zyrtarë serb që të futet brenda territorit të Republikës së Kosovës ka nxitur reagime të shumta në mediat serbe.

- Advertisement -

Mediat të cilat janë të afërta me Aleksander Vuçiqin, po e cilësojnë si një vendim tjetër të ‘çmendur’ të Kosovës.

“Ndalohet hyrja në Kosovë për të gjithë zyrtarët serb. Një vendim tjetër i çmendur i Prishtinës”, kështu shkruan ‘telegrafi’ serb.

Në anën tjetër ‘Srbija Danas’ i referohet Kosovës si një shtet i ‘rrejshëm’, ndërkohë vendimin e MPJ-së e quan si ‘çmenduri’.

‘Blici’ serb e quan si një provokim të ri të Kosovës. “ Një lëvizje skandaloze e re e Kosovës”, thuhet në titullin e këtij mediumi.

Për këtë vendim kanë raportuar edhe mediat tjera si ‘tanjug’, e ‘Danas’.

Vendimin për të mos lejuar asnjë zyrtarë serb që të futet në Kosovë e ka treguar sot këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj.

Zyberaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz