BallinaBotëÇka mendojnë për krimet në Bucha, përgjigjet shokuese të rusëve

Çka mendojnë për krimet në Bucha, përgjigjet shokuese të rusëve

Të ngjajshme

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian...

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

Bora Zemani është një nga moderatorja me e pëlqyer...

Heqja e masave të BE-së, Kusari-Lila: Nga tani, të ketë trajtim meritor për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza-Kusari Lila ka...

Irani bën një kërkes në FIFA rreth Kupës së Botës

A do të jetë Irani pjesë e Kupës së...

Kremlini i mohon të gjitha: pamjet e trupave të shtrirë në rrugët e Buchas, varret masive dhe rrëfimet e tmerrshme të dëshmitarëve.

Që kur provat e mizorive ruse dolën nga vendbanimet përreth Kievit, redaktorët e programit kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të diskredituar raportet si një trillim, një gënjeshtër e sajuar nga Ukraina dhe Perëndimi.

Nëse ndezët televizioni rus, për javë të tëra, shihet se ai është futur në një univers të çuditshëm paralel, ku prezantuesit e veshur mirë e nisin kronikën një “operacion special ushtarak” duke e prezantuar si të suksesshëm në Ukrainë.

Aty nuk ka luftë, vetëm ushtarë heronj rusë që mbrojnë atdheun, duke u kujdesur që të shmangin shënjestrimin e civilëve.

Pamjet e tmerrshme nga Bucha janë transmetuar, por shikuesve u thuhet se skenat e tmerrshme janë inskenuar nga zyrtarë ukrainas, me ndihmën e Perëndimit.

“Kjo është bërë nga profesionistë, ndoshta britanikë. Ata janë më të mirët në fushën e operacioneve të informacionit”, tha komentatori Gevorg Mirzaryan, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“[Ata dinë se si] t’i vendosin trupat në mënyrë korrekte, të bëjnë gjithçka në mënyrë korrekte, të krijojnë një pamje të bukur për ndërgjegjen nekrofile perëndimore”.

Një prezantuese tjetër televizioni, Olesya Loseva, madje tha se qyteti i Bucha ishte zgjedhur qëllimisht sepse presidenti Joe Biden kishte përdorur së fundmi fjalën kasap (në anglisht ‘butcher’) për të përshkruar Vladimir Putin, kështu që “për amerikanët kjo fjalë duhet të jetë e qartë”.

Kjo mënyrë e prezantimit të lajmeve është parë si një taktikë klasike e Kremlinit – ‘mohoni, hidhni poshtë si të rreme dhe nëse është e mundur, fajësoni dikë tjetër’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz