Britania e Madhe i jep një ‘goditje’ Rusisë
01

Lexo edheInteligjenca gjermane përgjon ushtarët rusë që morën pjesë në masakrën e Buchas

Sekretarja e jashtme britanike njoftoi se janë ngrirë asetet e bankës më të madhe të Rusisë, ndaluar të gjitha investimet e Mbretërisë së Bashkuar në vend ndërsa pritet po ashtu që të ndërpritet importi i qymyrit dhe i naftës deri në fund të vitit.
Po ashtu, Britania e Madhe ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalim udhëtimi për tetë oligarkë të tjerë që drejtojnë industritë kryesore ruse dhe kanë lidhje me Kremlinin, disa prej të cilëve kanë shtëpi në Londër.
Raundi i pestë i masave nga Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gjashtë javë më parë vjen pasi SHBA sanksionoi dy nga vajzat e Putinit mes dyshimeve se pasuria e tij është fshehur tek anëtarët e familjes. /abcnews.al/

Lexo edheInteligjenca gjermane përgjon ushtarët rusë që morën pjesë në masakrën e Buchas