Bytyçi reagon pas sulmit nga Policia në protestën e mbrëmshme: Hajdeni e mëshoni, ama ligjin votojeni
dp

Lexo edhePDK kërkon seancë të jashtëzakonshme, Hamza: Kryetarja dhe partitë të vijnë në kuvend, ta miratojmë Ligjin për Specialen

Përmes një postimi, Bytyçi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka pranuar, ndërsa ka mohuar se ka sulmuar Policinë gjatë protestës së mbrëmshme.
Ai ka thënë se ishte i befasuar nga ndërhyrja e Policisë, të cilën e ka cilësuar si “krejt të panevojshme dhe krejt të paarsyeshme”.
“Unë jam veç një ushtar i këtij vendi. Kështu kam qenë dhe kështu do të jem”, ka shkruar Bytyçi.
Ai ka theksuar se edhe gjatë mandatit të tij si deputet ka qenë i angazhuar në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë “në shërbim të vendit”.
Bytyçi ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë përplasje me Policinë, por kërkon që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Lexo edhePDK kërkon seancë të jashtëzakonshme, Hamza: Kryetarja dhe partitë të vijnë në kuvend, ta miratojmë Ligjin për Specialen
“Unë nuk e sulmova policinë, unë nuk dua ta sulmoj policinë time, unë dua që Kuvendi ta miratojë ligjin për dhomat e specializuara”, ka shkruar ai.
Në fund, Bytyçi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin, duke thënë se ata kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve të qytetarëve.
“S’ka problem, hajdeni e mëshoni, ama ligjin votojeni. Nuk ju lëshojmë, keni përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka përfunduar ai.