Kurti: Bedri Hamza s’po do takim me mua
dp

Lexo edheHamza: PDK-ja nuk ndryshon qëndrim, ligji të votohet i pari – për president është mire me pas marrëveshje mes partive politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e ligjit për ish-krerët e UÇK-së.
“PDK-ja se ka bërë asnjë hap drejt nesh, na i bëmë katër në drejtim të tyre. Nga takimi që kishim mbrëmë e lamë mundësinë që të takohemi edhe sot. Hamza s’po do më që të takohet me mua.
Kam dashur dhe dua marrëveshje. Bedriu na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim e bisedim.

Lexo edheHamza: PDK-ja nuk ndryshon qëndrim, ligji të votohet i pari – për president është mire me pas marrëveshje mes partive politike
Na ua votuam edhe Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit. Ne jemi për bashkëpunim në mirëbesim. Tash po qesin ultimatume. Para 3 jave filluan të vinin në takim me mua e sot prapë po refuzojnë takimin e marrëveshjen” ka thënë Albin Kurti./Indeksonline/