Çitaku: PDK nuk voton asnjë kandidat që ka qenë ministër
dp

Lexo edhePlagosja e dy personave afër Ferizajt, arrestohen katër të dyshuar

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se PDK e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat që ka ushtruar funksionin e ministrit.
“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.”
Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.

Lexo edhePlagosja e dy personave afër Ferizajt, arrestohen katër të dyshuar
“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate.”
“PDK e ka bërë të qartë kë nuk e voton”, ripërsëriti ajo.