Çitaku: Kurti po e fajëson gjithmonë dikë tjetër, nga opozita te luftërat në Ukrainë e Iran
dp

Lexo edheLushaku: Seancë propagandistike pa përgjigje për propozimin tonë – pyetja mbetet: a i keni 66 vota?

Çitaku ka thënë se është shqetësuese, sipas saj, tendenca e vazhdueshme e pushtetit për t’ia atribuar fajin gjithmonë dikujt tjetër.
Ajo ka përdorur edhe ironi, duke përmendur se sipas narrativës së pushtetit, fajtorë mund të jenë edhe zhvillime ndërkombëtare si lufta në Ukrainë apo në Iran.
“Qysh bre gjithmonë, bash gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër? Herë lufta në Ukrainë, herë lufta në Iran, e më së shumti opozita…”, ka shkruar ajo.

Lexo edheLushaku: Seancë propagandistike pa përgjigje për propozimin tonë – pyetja mbetet: a i keni 66 vota?
Sipas saj, një qeveri me mandat të fortë nuk duhet të paraqitet si viktimë e vazhdueshme, por të marrë përgjegjësi dhe të japë rezultate konkrete. /Lajmi.net/