Lushaku: Seancë propagandistike pa përgjigje për propozimin tonë – pyetja mbetet: a i keni 66 vota?
dp

Lexo edheLushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozimin tonë, vetëm debat partiak

Ajo tha se gjatë dy orëve diskutime nuk është trajtuar fare propozimi i LDK-së për zgjidhjen e situatës, duke e quajtur këtë qasje të papranueshme.
“Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë”, tha Lushaku.
Ajo theksoi se çështja thelbësore mbetet sigurimi i 66 votave për kandidatin e propozuar, duke kërkuar përgjigje të qartë nga pala tjetër.

Lexo edheLushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozimin tonë, vetëm debat partiak
“A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, pyeti ajo, duke shtuar se pa këtë përgjigje çdo diskutim tjetër mbetet i pamjaftueshëm dhe, sipas saj, vetëm një “shoë propagandistik”. /Lajmi.net/