Cilat janë dy bankat që iu grabitën 10 milionë euro sot në Rinas
BILLI

Lexo edheE hedhin nga ura për të realizuar video qesharake, ndërron jetë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në Rinas, ku u grabitën rreth 10 milionë euro, që po përgatiteshin të transportoheshin me avion në Austri.
Një burim i deklaroi Politiko.al se paratë e marra u perkisnin dy bankave të nivelit të dytë ne vend: Raiffeisen Bank dhe Societe Generale.
Sa i takon ngjarjes, grabitësit të veshur me uniforma kamuflazhi prenë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” i janë afruar avionit. Kanë hyrë me shpejtësi deri në brendësi të pistës e më pas kanë hipur tek hangari i avionit dhe kanë marrë thasët me para.

Lexo edheE hedhin nga ura për të realizuar video qesharake, ndërron jetë
E gjithë grabitja u pa nga pasagjerët brenda në avion, të cilët kanë kujtuar se po ndodh një stërvitje policore.