Çfarë po ndodh? Takim urgjent në mes të Thaçit, Haradinajt e Veselit

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, në mbrëmje janë mbledhur në një takim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.
Sipas burimeve të Periskopit brenda takimit, treshja Thaçi-Veseli-Haradinaj janë duke diskutuar për atë që ndodhi sot, përderisa pritet edhe shkarkimi i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, shkruan Perikopi.
AKI-ja bashkë me Policinë e Kosovës organizuan sot një aksion kundër shkollave private në Kosovë, që njihen si shkolla guleniste, duke arrestuar drejtuesit e tyre, për t’i dëbuar më pas në shtetin e origjinës.
Por, asnjëri prej liderëve nuk e pranoi se qëndron prapa aksionit.
I pari që reagoi ishte kryeministri Haradinaj, duke thënë se nuk ishte i informuar për aksionin, si dhe duke thënë se ai do të veprojë në përputhje me Kushtetutën për t’i dhënë fund këtyre metodave të veprimit.

Lexo edheKryetari i Komunës ua “rezervon” vëllezërve edhe për 15 vite tokën e shtetit
Më pas, ashpër reagoi edhe kryekuvendari Veseli, duke dënuar dëbimin e shtetasve turq.
Kur të gjithë mendonin se prapa kësaj loje qëndron Hashim Thaçi, reagoi edhe ai, duke thënë se për këtë gjë u informua tek pas ngjarjes.
Dëbimi i shtetasve turq u pa si shkelje kushtetuese dhe kërkesë e drejtpërdrejt e Presidentit të Turqisë Erdogan, i cili ka rivalitet politik me Fetullah Gulenin. /Periskopi/














