Çfarë pati Angela Merkel kur u drodh, flet mjeku i saj
BILLI
Lexo edheMbi 70 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte dridhje të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.
Në pamjet e publikuara kancelarja “lufton” të ndalojë dridhjet e vazhdueshme.
Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve Bavarez, thotë se s’ka asgjë shqetësusese.

Lexo edheMbi 70 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre
“Nuk ka asgjë serioze dhe s’rezulton me asnjë sëmundje serioze. Një dehidrim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues. Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.