Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes te Ballkani? Një lojtar vendosi të mos luante…!
dp

Lexo edheNga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të “çmendur” pas Asllanit

Tensione dhe përplasje në zhveshtore: Futbollisti i Ballkanit refuzon pjesën e dytë pas debatit me drejtuesit
Humbja e Ballkanit ndaj Dukagjinit ka nxitur një debat të madh në taborin e skuadrës nga Suhareka.
Kanal10 mëson ekskluzivisht se në pushimin mes pjesëve drejtuesit e klubit të Ballkanit kanë hyrë në zhveshtore të nervozuar dhe kishin pasur një debat të madh me disa nga futbollistët.
Nga nervoza e madhe dhe duke u ndjer i fyer, futbollisti Marsel Ismajlgeci vendosi që të largohet nga zhveshtorja duke mos pranuar të paraqitej në pjesën e dytë të takimit.

Lexo edheNga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të “çmendur” pas Asllanit
Madje sipas asaj që mëson Kanal10 futbollistët që ishin present në zhveshtore kishin ndalur një konfrontim fizik mes palëve në zhveshtoren e Ballkanit.
Ballkani u mposht 0:3 në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Dukagjinit, ndeshja e kthimit zhvillohet në Klinë më 22 prill.