Çfarë janë këto insekte që e kanë pushtuar Prishtinën?

Një ngjarje e pazakontë është filmuar sot në Prishtinë.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar një video filmim ku shihet një numër i jashtëzakonshëm i insekteve duke fluturuar në drejtim të panjohur.
Dje në orën 20:30 në lagjet Parku i Qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, lagja e Muhaxherëve, blloqet te Shtëpia e Pleqve dhe lagja Tophane ka filluar faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet në hapësirat ku kryhet dezinsektimi të paktën për një orë.

Lexo edheHaziri godet Sveçlën, e quan frikacak
“Qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizoni daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.
“Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin. Vikend të këndshën pranë familjeve të juaja. Natën e mirë për sonte!”, thuhet në njoftimin e komunës.














