Çfarë i gjeti policia Donika Kadaj-Bujupit dhe Aida Dërgutit në Kuvendin e Kosovës?
01·

Një sprej OC dhe një sferë e cila dyshohet se ishte gaz lotsjellës u janë gjetur dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pak para seancës ku pritej të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka shkruar se gjatë kontrollit te të njëjtat janë gjetur dhe konfiskuar: një Sprej OC dhe një sferë e cila dyshohet të jetë gaz lotsjellës.
Kadaj-Bujupi dhe Dërguti ishin të vetmet deputete që u arrestuan dje. Dje në medie u raportuat se Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe djalin e saj pasi që dyshohet se kishte koktej molotovi.
Lexo edhePërmbledhje e protestave të sotme: 17 autobusë me protestues, gjashtë autobusë me policë (Video)














