back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportCarvajal jep përgjigje interesante kur pyetet se a është më i mirë...

Carvajal jep përgjigje interesante kur pyetet se a është më i mirë Ronaldo apo Messi

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Dani Carvajal jo vetëm që e injoroi Cristiano Ronaldon në zgjedhjen e lojtarit më të mirë në futboll, por spanjolli madje tha se portugezi nuk mund të krahasohet me Lionel Messin.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll është pyetur se ai ishte argjentinasi apo portugezi lojtar më i mirë dhe përse, e që ai e injoroi ish-bashkëlojtarin e tij te madrilenët.

“Mendoj se Messi dhe Ronaldo, janë vështirë të krahasueshëm”, ka thënë Carvajal. “Ata janë dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit, por ka dallim të mëdha mes tyre”.

Cristiano Ronaldo dhe Dani Carvajal (Foto: Roberts/Getty Images/Guliver)

“Messi është më shumë një lojtar që e zhvillon futbollin, ka një vizion më të mirë në driblime dhe në pasime. Messi është një lojtar që gjithmonë e ka topin në këmbë dhe gjen hapësira për të depërtuar te gola”.

“Cristiano është i fokusuar vetëm në futjen në zonë dhe të shënojë gola. Ata janë të ndryshëm, por janë të mirë”.

Carvajal po ashtu është pyetur se kush është legjenda e Real Madridit, duke e zgjedhur Raul Gonzalez para 34-vjeçarit.

“Për mua është Raul. Ai është lojtar i akademisë dhe ka fituar gjithçka në futboll. Nuk mendoj që ka qenë lojtar i shpejtë apo që e ka kontrolluar topin mirë, mirëpo ka bërë gjithçka në rrugën e duhur. Për golat që i ka shënuar te Real Madridi, për mua ai është lojtari më i mirë në histori të klubit”, ka shtuar më tej spanjolli.

Nga deklarata e Carvajalit mund të kuptohet se raportet e tij me portugezin nuk janë edhe aq të mira, pas kalimit të portugezit te Juventusi në verën e kaluar. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz