back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditCarlsen godet tavolinën pas humbjes nga 19-vjeçari indian Gukesh, numri një i...

Carlsen godet tavolinën pas humbjes nga 19-vjeçari indian Gukesh, numri një i botës së shahut kërkon falje për reagimin

Të ngjajshme

Dokumentet për Epstein sjellin pasoja, shuhet fondacioni i ish-dukeshës së Jorkut

Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, e njohur si Sarah’s...

Prezantohet Benzema te Al-Hilali

Karim Benzema ka bërë një nga befasitë e sezonit. Ai...

Publikohen pamje nga aksidenti në Deçan ku u lëndua një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të...

Spiropali në Shtëpinë e Bardhë: Bashkëpunimi strategjik në Bordit e Paqes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Një skenë dramatike u zhvillua në raundin e gjashtë të turneut ‘Norway Chess 2025’, ku kampioni i botës Gukesh Dommaraju, e mposhti për herë të parë në një lojë klasike numrin një në botën e shahut, Magnus Carlsen.

Humbja nxiti një reagim të fortë emocional nga Carlsen, i cili goditi tavolinën me grusht nga frustrimi.

Ndeshja në Stavanger nisi me kontrollin e Carlseninl, duke e vënë 19-vjeçarin në pozita të vështira. Por, teksa koha në orën e norvegjezit po mbaronte, ai gaboi rëndë në fund të lojës, duke i dhënë indianit një avantazh të vendimtar.


Magnus Carlsen i bën përshtypje Pep Guardiolës duke shpjeguar ngjashmëritë mes shahut dhe futbollit

Lexo po ashtu
Magnus Carlsen i bën përshtypje Pep Guardiolës duke shpjeguar ngjashmëritë mes shahut dhe futbollit

Sapo loja përfundoi, Carlsen goditi tavolinën me grusht, i dha Gukeshit një shtrëngim të shpejtë duarsh dhe u largua menjëherë nga salla, duke kërkuar më vonë falje për reagimin e tij. Dhe normalisht mjaftoi ky reagim, që e gjithë bota e shahut të komentojnë.

Kujtojmë se Gukeshin është kampioni aktual i botës që nga dhjetori 2024, më i riu ndonjëherë që ka fituar këtë titull.

Përkundër humbjes, Carlsen mbetet në krye të renditjes së përgjithshme. Megjithatë, incidenti në tavolinë ka hapur diskutime të reja mbi menaxhimin e emocioneve dhe sportivitetin në garat elitare të shahut.

Ndërsa ‘Norway Chess 2025’ vazhdon, rivaliteti në zhvillim mes Gukeshit dhe Carlsenit pritet të mbetet në qendër të vëmendjes – një përballje simbolike mes brezit të vjetër dhe atij të ri në shahun botëror. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz