Cakolli: Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon afati për zgjedhjen e presidentit
dp

Lexo edhe“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë me dije se pa konstituimin e Kuvendit nuk nis afati për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka treguar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës fillon vetëm me konstituimin e Kuvendit.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Cakolli ka deklaruar se edhe pse rregullorja e Kuvendit lejon ndërprerje të seancave deri në 48 orë, situata aktuale paraqet problem.

Lexo edhe“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!
“Për ta pasur në dispicion atë periudhën 60 ditore për të diskutuar me partitë duhet fillimisht që të konstituohet Kuvendi. Pra, pa konstituim të Kuvendit, ne as nuk fillojmë që të hyjmë brenda afateve kushtetuese, në këtë rast 60 ditore për zgjedhjen e presidentit dhe që kjo normalisht ndonëse në aspektin procedural është e lejuar në bazë të ndryshimeve të rregullores në vitin 2022 lejohet që të ketë ndërprerje për sa kohë që ato nuk janë më të gjata se 48 orë ndëse në situatën aktuale problemi është dukshëm më i madh sepse më nuk i kemi 48 orë.”, ka thënë Cakolli.