back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeBytyqi: Nuk do të ndërrohen emrat e propozuar për Bordin e Akreditimit

Bytyqi: Nuk do të ndërrohen emrat e propozuar për Bordin e Akreditimit

Të ngjajshme

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, nuk do të heqë dorë nga emrat e propozuar muaj më parë për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Kërkesën për anulimin e emrave të propozuar ia kanë parashtruar organizatat e shoqërisë civile që janë pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), shkruan sot Koha Ditore.

Të njëjtën kërkesë e kanë edhe përfaqësues të tjerë që merren me arsim dhe anëtarë të Komisionit parlamentar për Arsim. Ata konsiderojnë se bordit të ri i duhen njerëz me kredibilitet të lartë dhe shumë profesionistë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është jofunksionale që nga 25 shtatori i vitit të kaluar kur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri Shyqiri Bytyqi shkarkoi Bordin e kësaj agjencie dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me “parregullsi serioze”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz