BallinaLajmeBurri vret gruan në sy të fëmijës

Burri vret gruan në sy të fëmijës

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Në qendër të Prilepit të Maqedonisë, konkretisht në lagjen “Trizla”, në orët e mbrëmjes pas një zënke mes një çifti, burri 36-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen e tij 33-vjeçare.

Vrasësi është partneri i saj me të cilin kanë bashkëjetuar për shumë vite. I dyshuari i moshës 36-vjeçar e ka goditur viktimën disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së dhjetëvjeçar të viktimës.

“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip inspektimi nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu, janë siguruar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizave të ekspertëve. Prokurori publik dha urdhër për kryerjen e autopsisë së trupit të vdekur. I dyshuari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar menjëherë nga ana e policisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore Publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz