back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeHyn në fuqi vendimi i radhës për produktet që shiten në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi i radhës për produktet që shiten në Kosovë

Të ngjajshme

Nuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Balla: Sa herë që Kosova ka një festë, Berisha krijon kaos në Kuvend

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare...

Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditë...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka bërë të ditur se nga sot ka hyr në fuqi vendimi, sipas të cilit, të gjitha produktet në treg duhet të kenë afër flamurin e shtetit ku prodhohen.

Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se tani secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen.

Më poshtë postimi i Shalës:

Nga sot ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ të cilin e kam nënshkruar para disa ditësh në lidhje me përdorimin e flamujve afër çmimit të secilit produkt që shitet në tregun e Republikës së Kosovës.

Flamuri duhet të jetë i vendosur në anën e majtë, afër çmimit të produktit, në madhësi të çmimit, por jo më i vogël se 4 cm me 2cm.

Ftoj të gjithë shitësit që ta respektojnë këtë udhëzim dhe të jenë bashkëpunues, sepse ky është edhe një hap në vetëdijësimin e konsumatorit, për mënyrën e blerjes së produkteve në tregun e Kosovës.

Tashmë secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen. Ne po punojmë çdo ditë që të rrisim prodhimin vendor, të përmirësojmë cilësinë e prodhimit vendor, prandaj ky është edhe një hap tutje për inkurajimin e qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz