BSPK mendon se paga minimale do të rritet në 260 euro, por jo edhe Ministria
01

Lexo edheKryetarët e LDK-së i japin `izën` Mustafës ta dërgojë demarkacionin në Kuvend

Javën që vjen ka shumë mundësi që të merret vendimi i ri lidhur me pagën minimale në Kosovë.
Edhe pse sekretaria e Këshillit Ekonomik Social i ka bërë gati 5 propozime rreth përcaktimit të pagës minimale, asnjë nga palët e përfshira në këtë proces nuk kanë marrë të njëjtin dokument, raporton KTV.
Në BSPK kanë shumë pritje rreth përcaktimit të pagës minimale. Sindikata e punëtorëve është e bindur se paga minimale do të rritet në 260 euro, por kështu nuk mendojnë as shoqatat e biznesit e as drejtuesit e Ministrisë së Punës.
Ministri Arban Abrashi thekson se paga minimale do të rritet dhe nuk do të ketë dy kategorizime të pagës minimale 130 dhe 170 euro.

Lexo edheKryetarët e LDK-së i japin `izën` Mustafës ta dërgojë demarkacionin në Kuvend
Njëri nga pjesëmarrësit në Këshillin Ekonomik Social i ka thënë KTV-së se gjasat më të mëdha janë që paga minimale të mos rritet më shumë se 180 euro.