Brovina: Gruaja e dhunuar nga serbët i njeh ata dhe është e gatshme të dëshmojë
BILLI

Lexo edheEskalon situata: Brovina publikon fotografi të një vajze 7 vjeçare, e cila ka vdekur pas dhunimit seksual

Deputetja Flora Brovina ka prezantuar një fotografi që pretendon se është bërë në luftën e Kosovës, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.
Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.
“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura.

Lexo edheEskalon situata: Brovina publikon fotografi të një vajze 7 vjeçare, e cila ka vdekur pas dhunimit seksual
“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuara e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.
Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.