Boxer gets finished in the final round after taunting his opponent for the entire fight 
If you’re going to showboat then you need to make sure you win… 
Boksierët shpeshherë tallen brenda ringut me kundërshtarët e tyre – siç bën për shembull Tyson Fury – megjithatë boksieri Tommy Broadbent e pësoi keq në luftën e tij kundër Florian Markut të shtunën.
Dy boksierët u ndeshën në “O2 Arena” në Londër, në natën kur meçi kryesor ishte mes Daniel Duboisit dhe Nathan Gormanit. Në fund të meçit triumfitoi Florian Marku, pas talljeve të shumta nga kundërshtari i tij, transmeton Gazeta Express.
BT Sports i publikoi mbrëmë pamjet nga meçi mes këtyre dy boksierëve dhe në shumicën e videos shihet Broadbent duke u tallur me Markun, të cilin e inkurajonte ta godiste më fuqishëm.
Por, 32-vjeçari e pësoi keq nga e gjitha kjo dhe u nokautua në rundin e katërt dhe të fundit të meçit, duke e pësuar kështu disfatën e gjashtë në karrierë.
Lexo edheSeria A “pushtohet” nga shqiptarët, Kolaj kalon te ekipi i njohur
Boxing on BT Sport![]()
✔@BTSportBoxing
Boxer gets finished in the final round after taunting his opponent for the entire fight
If you’re going to showboat then you need to make sure you win…
Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë “Welterweight”, me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0. /Gazeta Express/