BallinaSportBrajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

Të ngjajshme

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda mund të përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen, pasi te Gjermania shanset për të qenë te ekipi i parë, u vlerësuan shumë të vështira.

Megjithatë, postimi i fundit nga 21-vjeçari i jep fund shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës. 

“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, shkruan Gruda në “Instagram”.

Reagimi i mësipërm është “sinjal” i qartë për talentin me origjinë shqiptare, për të nuk ka zgjedhje tjetër përveç “Pancerave”.

Aktualisht lojtari në fjalë luan me Gjermaninë U21, ndërsa është në pritje për të marrë festën nga trajneri Julian Nagelsmann./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz