Borë e madhe gjatë kësaj jave, bëhuni gati
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të jenë temperaturat gjatë kësaj jave dhe po ashtu gjatë gjithë stinës së dimrit.
Tahirsylaj, tha që ditën e premte do të ketë më shumë reshje bore.
“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që jemi tash, këto masa vijnë nga pjesa veriore e rajonit dhe atyre që kanë qenë të pranishme prej jugperëndimit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të luhaten deri në minus 3 gradë celsius dhe minus 10 gradë celsius dhe ajo maksimalja deri në 5 gradë Celsius. Ditën e premte në vendet kodrinore do të ketë reshje bore me intensitet me të madh se sa sot”, shpjegoi Tahirsylaj.

Lexo edheDetaje për aksidentin në Fushë-Kosovë ku u lënduan katër persona
Ai tha që temperaturat minimale gjatë dimrit do të arrijnë deri në minus 22 gradë celsius.“Stina e dimrit do të jetë në konditat e vlerave shumëvjeçare mesatare të lëkundjeve së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallën e vendit. temperaturat më të ulëta do të jenë minus 22 gradë celsisus në vendet kodrinore, ndërsa në ultësira do të arrijnë deri në minus 17 gradë celsius. Dimri do të jetë I begat me reshje bore dhe reshje shiu”, ka thënë Tahirsylaj për Blic.














