‘Bomba e ditës’: Zidane në Premierligë
01

Lexo edhePublikohen pamjet kur Behrami gjatë tentimit për t’ia marrë topin lëndoi Xhakën

Chelsea është e gatshme të flasë me Zinedine Zidanen, për të parë nëse ky i fundit ka interesim për të marrë drejtimin e skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.
Ikona franceze befasoi të gjithë kur të enjten e kësaj jave njoftoi largimin nga Real Madrid, pak ditë pas triumfit të tretë në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.
‘The Sun’ raporton se Abramovich mund t’ia besojë drejtimin e skuadrës Zidanes, për të pasuar Antonio Conten.

Lexo edhePublikohen pamjet kur Behrami gjatë tentimit për t’ia marrë topin lëndoi Xhakën

Zidane tani duhet të mendojë nëse do t’i rikthehet menjëherë punës së trajnerit, apo të pushojë për një kohë./Lajmi.net/