Granit Xhaka është lënduar në stërvitjen e Përfaqësueses së Zvicrës.
Në një fushë të keqe pas reshjeve të mëdha të shiut, Xhaka mbeti i shtrirë në fushë.
Xhaka e kishte topin në pronësi, ndërsa Behrami erdhi nga mbrapa dhe ia mori me ç’rast e lëndoi prishtinasin.
Xhaka duke u larguar nga stërvitja (Photo: TOTO MARTI)
Megjithatë Xhaka duket se nuk do të mbetet pa botëror, pasi nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.
Pas kontrolleve të para është konstatuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.
Xhaka shkurtimisht tha për faqen zyrtare të Kombëtares së Zvicrës se është i lehtësuar.
“Tani pas kontrolleve të para jam i lehtësuar”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/

Granit Xhaka injured by Valon Behrami during practice session with Swiss squad.