back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBoksieri japonez vdes pas meçit, mori plagë të rënda

Boksieri japonez vdes pas meçit, mori plagë të rënda

Të ngjajshme

Martohet deputetja Sala Jashari, kështu duket si nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë...

Digjet një veturë në autostradë, magjistralja Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradë, përkatësisht...

Barcelona falënderon Inigo Martinez

FC Barcelona ka njoftuar largimin e Inigo Martinez.  Në një...

Boksieri japonez Shigetoshi Kotari, 28 vjeç, ka ndërruar jetë të premten nga plagët e marra gjatë ndeshjes së tij me Yamato Hata më 2 gusht.

Boksieri në kategorinë super-featherweight u dërgua në spital pas përballjes në Tokio, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru për të trajtuar një hematomë subdurale – një gjendje ku gjaku grumbullohet mes kafkës dhe trurit.

Komisioni i Boksit në Japoni bëri të ditur se Kotari ishte një nga dy boksierët që kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru pas këtij eventi, së bashku me Hiromasa Urakawa, i cili iu nënshtrua një kraniotomie pas ndeshjes së tij me Yoji Saito.

Organizatat ndërkombëtare si World Boxing Organisation (WBO) dhe World Boxing Council (WBC) ishin mes atyre që i bënë homazh boksierit, i cili kishte një bilanc prej tetë fitoreve, dy humbjeve dhe dy barazimeve.

- Advertisement -

Të Fundit