Bodo Glimt-Juventus/ Publikohen formaconet zyrtare, Zhegrova sërish në stol
dp

Lexo edheNjë rumun në futbollin kosovar, skuadra e kryeqytetit bën nje goditje serioze

Ylli i kombëtares së Kosovës dhe anësori i Juventusit, Edon Zhegrova përsëri ka mbetur në bankën rezervë.
Zhegrova do të jetë përsëri në stol, me Luciano Spallettin që nuk e ka preferuar yllin dardan, për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen që nis nga ora 21:00, Spalletti e ka preferuar Francisco Conceicao para Zhegrovës.
Zhegrova nuk ka luajtur asnjëherë nga fillimi me Juventusin dhe deri më tash ka luajtur vetëm 79 minuta me fanellën bardhezi.

Lexo edheNjë rumun në futbollin kosovar, skuadra e kryeqytetit bën nje goditje serioze
26-vjeçari u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Lille në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një shumë që pothuajse kapte shifrën e 20 milionë eurove.
FORMACIONET E PLOTA:
