back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBlendi Fevziu – Libër për UÇK-në me informacione të rralla (Video)

Blendi Fevziu – Libër për UÇK-në me informacione të rralla (Video)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

I ftuar në studion e Ermal Mamaqit, Blendi Fevizu, ka folur për librin e tij të fundit “Pushteti”.

Gazetari Fevziu ka treguar për herë të parë projektet e tij për libra të tjerë që ai pritet të nxjerrë në dritë.

Edhe pse nuk ka folur për kohën se kur ata do të dalin në botim, Fevziu ka treguar se në projektet e tij është një ditar me ngjarjet politike të Shqipërisë, një libër për shkrimtarin Ismail Kadare dhe gjithashtu një tjetër krijim që do të ketë në fokus ngjarjet e Kosovës në vitet 97-99.

Fevziu ka rrëfyer se disponon informacione të panjohura për publikun mbi gjithçka ka ndodhur në Kosovën e atyre viteve dhe veprimtarinë e shërbimeve sekrete, CIA-s, UÇK-së, etj.

Fevziu ka pohuar se në projektet e tij është edhe një libër për Sali Berishën, si një nga njerëzit që e ka dominuar Shqipërinë politikisht në këto 25 vitet e fundit.

“Janë tre personazhe që e kanë dominuar politikën”- është shprehur Fevziu, duke përmendur Ahmet Zogun, Enver Hoxhën dhe Sali Berishën, njofton Opinion.al.

Të Fundit

Sport

ShowBiz