back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaShowBizBlake Lively shënon fitore të re ligjore kundër Justin Baldonit

Blake Lively shënon fitore të re ligjore kundër Justin Baldonit

Të ngjajshme

Blake Lively korri një fitore të rëndësishme ligjore këtë javë kur një padi për shpifje e ngritur kundër saj nga një strateg dixhital i lidhur me Justin Baldonin u rrëzua nga gjykata.

Aktorja 38-vjeçare ishte përmendur në një padi të ngritur në Teksas shkurtin e kaluar nga firma e marrëdhënieve me publikun Street Relations Inc. dhe pronari i saj, Jed Wallace, transmeton Indeksonline.

Ylli i “Gossip Girl” kishte përmendur Wallace-in dhe kompaninë e tij në padinë e saj ligjore të ngritur dhjetorin e kaluar kundër Baldonit në lidhje me prodhimin dhe promovimin e “It Ends with Us” .

Një burim pranë Baldonit i tha Daily Mail për vendimin e së mërkurës: “Të dy çështjet e ndara u rrëzuan për shkak të juridiksionit.”

“Me këtë vendim, të gjitha paditë të ngritura kundër Blake Lively nga Justin Baldoni , Wayfarer Studios dhe ekipet e tyre të komunikimit në kriza dhe ato dixhitale janë rrëzuar”, tha përfaqësuesi i Lively për TMZ./Indeksonline/

Blake Lively, 38 vjeç, arriti një fitore të rëndësishme ligjore këtë javë kur një padi për shpifje e ngritur kundër saj u rrëzua nga gjykata. Foto në NYC më 5 shtator
“It Ends with Us”, me regji nga Baldoni, pati një sukses të papritur kur u shfaq në kinema në vitin 2024.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz