Bixhoz i paligjshëm në Isniq të Deçanit, arrestohen 13 persona
dp

Lexo edhePas takimit me Putinin, amerikanët i harruan 8 faqe me dokumente në printerin e hotelit

13 persona janë arrestuar në Isniq të Deçanit.
Të dyshuarit për vepren penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”, janë ndaluar për 48 orë, njofton Prokuroria Themelore e Pejës.
Gjatë aksionit të udhëhequr nga kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj, janë konfiskuar edhe rreth 17 mijë euro, një armë e zjarrit, shufra metalike dhe thika.

Lexo edhePas takimit me Putinin, amerikanët i harruan 8 faqe me dokumente në printerin e hotelit
“Po ashtu, janë sekuestruar edhe prova tjera materiale të cilinat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur të cilat do shërbejnë në këtë procedurë penale”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë ndaj të pandehurve për sigurimin e tyre në procedurë penale për veprimet e mëtutjeshme ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.