back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditBisedimet në zhvillim e sipër për transferimin sensacional të Messit larg Inter...

Bisedimet në zhvillim e sipër për transferimin sensacional të Messit larg Inter Miamit

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Largimi i Lionel Messit nga Inter Miami mund të jetë në zhvillim, pasi sipas raporteve, bisedimet janë rihapur për një transferim të mundshëm diku tjetër. 

Messi kaloi dy sezone te PSG midis viteve 2021 dhe 2023, ku shënoi 32 gola në 75 ndeshje dhe fitoi dy tituj të Ligue 1, përpara se të transferohej në MLS te skuadra Inter Miami, ku qëndron ende sot. 

Ai ka shënuar 49 gola në 59 ndeshje për Inter Miami, dhe kontrata e 37-vjeçarit me klubin amerikan përfundon në fund të vitit 2025. 

Për këtë arsye, ekzistojnë pikëpyetje për të ardhmen e Messit përtej këtij viti, dhe sipas disa raporteve, një iinteresim i mëparshëm për shërbimet e tij mund të rikthehet sërish në skenë për fituesin e Kupës së Botës 2022. 


Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, dy gola dhe dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit

Lexo po ashtu
Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, dy gola dhe dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit

Sipas Teamtalk, Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite (PIF) ka ‘rihapur bisedimet’ me Messin, në përpjekje për ta joshur atë drejt vendit të Lindjes së Mesme. 

Arabia Saudite ishte një destinacion potencial për Messin kur ai u largua nga PSG në vitin 2023, përpara se të zgjidhte një kalim në MLS, por tani mundësia e një transferimi në Lindjen e Mesme është sërish në tryezë. 

Interesimi nga Arabia Saudite buron nga dëshira për ta bërë Messin, së bashku me rivalin e tij të përhershëm Cristiano Ronaldo, fytyrat kryesore të kampionatit. 

“Për momentin, Messi vazhdon me Inter Miami, i përqendruar plotësisht te angazhimet e tij në MLS dhe në Kupën e Botës për Klube me klubin aktual, por Fondi Saudit i Investimeve është i vendosur të provojë sërish, këtë herë me shpresën për një rezultat ndryshe. Priten zhvillime të mëtejshme së shpejti”. 

“Klubi i mundshëm në të cilin do të transferohej Messi në Superligën e Arabisë ende nuk është diskutuar. PIF dëshiron të kuptojë fillimisht qëllimet e Messit”, thuhej në raport./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz