Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaleni përdorimin e...

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaleni përdorimin e dhunës në Gaza

Të ngjajshme

Milani afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin nga Premier Liga

AC Milan është në rrugë të mrië transferimit të...

Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo...

Papa Leoni XIV ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abaz, katër ditë pas sulmit vdekjeprurës izraelit mbi një kishë katolike romake në Gaza, njoftoi Selia e Shenjtë.

Gjatë kësaj bisede, e para që bëhet publike që prej zgjedhjes së Papës amerikan më 8 maj, ai përsëriti thirrjen e tij për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Papa theksoi domosdoshmërinë për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta, si dhe ndalimin e përdorimit të dhunës pa dallim dhe zhvendosjen masive të popullsisë, sipas deklaratës zyrtare të Vatikanit.

Papa Leoni XIV nënvizoi gjithashtu rëndësinë urgjente të ofrimit të ndihmës për ata që janë më të ekspozuar ndaj pasojave të konfliktit dhe nevojën për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në territor.

Kjo thirrje vjen pas vdekjes së tre personave të enjten, në një sulm ajror izraelit ndaj kishës së vetme katolike romake në Gaza, e cila kishte shërbyer si strehë për komunitetin e vogël katolik që prej shpërthimit të luftës 21 muaj më parë.

Një ditë pas këtij sulmi, kreu i Kishës Katolike pranoi një telefonatë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili deklaroi se kisha ishte goditur “gabimisht” dhe se po zhvillohet një hetim për ngjarjen.

Të dielën, Papa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vihet fund barbarisë së luftës në Gaza dhe përdorimit të “verbër” të forcës.

Selia e Shenjtë mban një qëndrim të qartë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete, një izraelit dhe një palestinez dhe që nga viti 2013 njeh zyrtarisht shtetin palestinez, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike.

- Advertisement -

Të Fundit