Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFestivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj rikthen artin në zemër të Kosovës...

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj rikthen artin në zemër të Kosovës me ëndrrën për një shtëpi opere

Të ngjajshme

Milani afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin nga Premier Liga

AC Milan është në rrugë të mrië transferimit të...

Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo...

Interex – mbështetësi kryesor i artit që udhëton pa mure

Përmes mbështetjes si sponsor gjeneral, Interex ka bërë të mundur zgjerimin e festivalit në Pejë dhe Mitrovicë, duke sjellë për herë të parë opera në hapësira publike jashtë kryeqytetit dhe duke dëshmuar përkushtimin për promovimin e artit në çdo cep të Kosovës.

Prishtinë, 21 Korrik 2025 – Festivali Ndërkombëtar i Operës “Rame Lahaj” , me përkrahjen e fuqishme të Interex si sponsor gjeneral, shënon edicionin e tij të pestë me një thirrje të qartë: Kosova ka nevojë për një shtëpi të sajën të operës.

Nën moton “Ëndrra Pa Kufi, Opera Pa Mure”, është bërë simbol i vizionit artistik që shkon përtej pengesave fizike e institucionale, duke sjellë në Kosovë artistë të klasit botëror dhe duke kthyer qytetet në skena për artin operistik.

“Ndërtimi i një shtëpie opere nuk është luks, por domosdoshmëri kulturore,” deklaron tenori i njohur Rame Lahaj, themeluesi i festivalit.

Nexhmije Pagarusha, mbrëmje nderimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë

Një nga pikat më të veçanta të këtij edicioni është koncerti-homazh për Nexhmije Pagarushën, ikonën e muzikës shqiptare.

23 Korrik – Prishtinë

24 Korrik – Pejë, në qendrën tregtare American Retail Park – Interex

25 Korrik – Mitrovicë, në parkingun e pikës Interex

Artistët pjesëmarrës:

Edona Reshitaj

A R B Ë R E S H Ë

Adhurim Grezda

Gala El Hadidi

Të shoqëruar nga Gent Rushi Group

Hyrja është pa pagesë në të gjitha lokacionet.

Opera që tejkalon kufijtë

Me pjesëmarrje nga artistë të njohur ndërkombëtarë nga SHBA, Afrika e Jugut, Turqia, Italia, Austria e shumë vende të tjera, RLIOF5 dëshmon se muzika klasike nuk njeh kufij gjeografikë apo kulturorë. Ajo i përket njerëzimit – dhe Kosova është pjesë e kësaj skene globale.

RLIOF5, me përkrahjen e Interex, nuk është vetëm një ngjarje kulturore – është një thirrje për t’i dhënë zë ëndrrës së brezave të rinj: një shtëpi e vërtetë për operën në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit