I biri i miliarderit kontrovers George Soros takon Thaçin e Haradinajn

Takimet me të Thaçi e Haradinaj i kanë mbajtur të fshehura. Por, Alexander Soros, i biri i miliarderit kontrovers George Soros, takimet i ka bërë publike në rrjet social.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj, deri tani nuk kanë treguar se janë takuar me Alexander Soros, që është djali i miliarderit kontrovers, George Soros.
Me sa duket kjo nuk është vizita e parë midis Ramush Haradinajt dhe Alexander Sorosit, pasi ky i fundit në mbishkrimin e fotografisë që e publikoi me Haradinajn, tha se u mirëprit sërish nga kryeministri Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
“Edhe një mikpritje e ngrohtë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj”, ka shkruar Soros në faqen e tij të Instagramit, të publikuar para 3 orëve.

Kurse, për presidentin Hashim Thaçi, ai bëri të ditur se kanë biseduar rreth rrugës së Kosovës drejtë njohjeve më të mëdha.

Lexo edheMilitantët e VV-së brohorasin fort “Albin, Albin”
“Madhështore të mirëpritem në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi për të biseduar për rrugën e Kosovës drejt njohjeve të mëdha”, ka shkruar djali i George Soros, derisa u fotografua me Thaçin.

Vitin e kaluar, megjithatë Alexander Soros u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
George Soros vazhdon të ketë ndikim në shumë vende të botës përmes fondacionit me të cilin financon zyrtarë të shumë shteteve të ndryshme. Në zgjedhjet e fundit amerikane, Soros ishte pozicionuar kundër Donald Trump./GazetaExpress/

















