Pas dorëheqjes së Ismet Munishit, klubi i Feronikelit njofton që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, Sulejman Starovën, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.
Sulejman Starova (lindur 12 Dhjetor 1955) ose siç njihet ndryshe me nofkën “Bobi” është ish-futbollist shqiptar që ka lozur gjatë gjithë karrierës së tij me FK Partizanin dhe ish-trajneri i kësaj skuadre.
Ishte gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit deri në 2004.
Starova ka pasur në drejtimin e tij si trajner skuadra si Teuta, Besa,Tirana dhe Kukësi. Gjithashtu ka qënë edhe drejtor teknik i këtyre skuadrave.
Federata Shqiptare e Futbollit nderoj në 70-vjetorin e Partizanit me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” Sulejman Starovën.
Testi i parë i Starovës me Niklin është të shtunën prej orës 14:00. Feronikeli është nikoqir i Llapit./Drenicapress.info




