Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, ka shënuar tetëvjetorin e saj si një prej aktorëve më të rëndësishëm të ekosistemit global të blockchain-it.
Që nga themelimi në vitin 2017, Binance është rritur në një komunitet me mbi 280 milionë përdorues në më shumë se 100 shtete – që do të thotë se rreth një në çdo 28 persona në botë janë përdorues të saj.
Çdo javë, rreth një milion përdorues të rinj i bashkohen platformës, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme dhe një besim të palëkundur në teknologjinë e financave digjitale. Nga kompania është theksuar se qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet fuqizimi i njerëzve përmes aksesit të drejtë dhe të sigurt në financa.
“Të mundësosh që secili të ketë kontroll mbi paratë e veta, t’i përdorë, t’i kursejë dhe t’i zhvillojë. Falë 280 milionë njerëzve që kanë zgjedhur Binance si udhërrëfyes në këtë rrugë, ne jemi më të motivuar se kurrë për të ndërtuar mjete të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për të ardhmen financiare të të gjithëve,” thuhet në deklaratë.
Sot, Binance ofron likuiditetin më të madh në tregun e kriptovalutave, një portofol të pasur produktesh dhe standarde të larta sigurie. Vetëm gjatë këtyre viteve, përdoruesit kanë realizuar mbi 125 trilionë dollarë tregti në tregjet spot dhe derivativë, ndërsa volumi mesatar ditor i tregtimit arrin mbi 91 miliardë dollarë.
Sipas të dhënave të muajit qershor 2025 nga platforma “The Block”, Binance mban mbi 41% të tregut global të tregtimit spot – një dëshmi e qartë për pozitën dominuese që mban në industrinë globale, si për përdoruesit e zakonshëm ashtu edhe për investitorët institucionalë. Përveç tregtimit, Binance është shndërruar edhe në një platformë të rëndësishme për kursime, pagesa dhe edukim.
Përmes programit Binance Earn, përdoruesit kanë përfituar mbi 50 miliardë dollarë kursime dhe të ardhura. Ndërkohë, Binance Pay ka procesuar 230 miliardë dollarë përmes 300 milionë transaksionesh, duke ofruar një alternativë më të shpejtë dhe më të lirë për pagesat ndërkombëtare. Vetëm në periudhën 2022–2024, përdoruesit kanë kursyer rreth 1.75 miliardë dollarë në tarifa të remitancave.
Në aspektin edukativ, mbi 64 milionë persona kanë përfituar nga materialet dhe mësimet që ofron Binance Academy. Siguria mbetet një nga prioritetet kryesore të kompanisë.
Që nga dhjetori i vitit 2022, mekanizmat e saj për menaxhimin e rrezikut kanë parandaluar mashtrime me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ndërsa mbi 215 milionë dollarë fonde të vjedhura janë rikuperuar ose bllokuar.
Kompania ka bashkëpunuar me autoritetet në 241 mijë raste hetimore dhe ka zhvilluar mbi 400 trajnime për agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën.
Aktualisht, 22% e stafit të Binance punon në departamente të përputhshmërisë me ligjin, dhe kjo shifër pritet të rritet me 33% gjatë vitit 2025.
Me lansimin e produkteve të reja si Binance Wallet, Launchpool, Megadrop dhe platforma të avancuara si Binance Alpha, kompania po udhëheq tranzicionin drejt një epoke të re të financave digjitale, duke zgjeruar qasjen në kriptovaluta për miliona përdorues të rinj anembanë botës.
Për Binance, tetëvjetori nuk është vetëm një përvjetor simbolik, por një reflektim i angazhimit të vazhdueshëm ndaj rritjes, inovacionit dhe ndërtimit të një sistemi financiar të hapur, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Më shumë informacione në: www.binance.com