BallinaLajmeBill Clinton: Eliot Engel ishte një aleat i palodhur dhe mik i...

Bill Clinton: Eliot Engel ishte një aleat i palodhur dhe mik i vërtetë

Të ngjajshme

Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në...

Sonte fillon play-offi i Superligës së basketbollit, dueli i parë zhvillohet mes Yllit dhe Pejës

Sonte nis faza e play-offit të Superligës së Basketbollit. Ndeshja...

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Sot po mbahet akademi përkujtimore në nder të betejës...

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga aleatët më të besueshëm dhe një figurë të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Në reagimin e tij të publikuar në platformën X, Clinton ka theksuar rolin e Engel si përfaqësues i palodhur i interesave të zgjedhësve të tij, si dhe kontributin e tij në çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se Engel ka qenë një bashkëpunëtor i rëndësishëm gjatë periudhës së tij në Shtëpinë e Bardhë, duke e përshkruar si një mik të vërtetë dhe njeri me vlera të larta njerëzore.

“Eliot Engel ishte një mbrojtës i palodhur i zgjedhësve të tij, një aleat i domosdoshëm për mua në çështje të brendshme dhe ndërkombëtare, një mik i vërtetë dhe një njeri i mirë. Jam mirënjohës për jetën e tij në shërbim publik dhe do të më mungojë shumë”, ka shkruar Clinton.

Clinton ka shprehur gjithashtu mirënjohje për jetën dhe shërbimin publik të Engel, duke theksuar se trashëgimia e tij do të mbetet e vlerësuar në politikën amerikane dhe më gjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz