Biletat për Shqipëri – Islandë deri në 100 euro

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të “Euro 2020”, Shqipëri-Islandë.
Sikurse dihet, kjo përballje do të luhet më 10 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja bëjnë pjesë në grupin H të këtyre eliminatoreve së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Të gjithë të interesuarit për biletat e kësaj ndeshjeve mund t’i blejnë ato në faqen zyrtare të FSHF. Biletat e të gjithë sektorëve dhe tribunave janë në shitje.

Lexo edheParma-Juventus, gol në minutën e 20-të (VIDEO)
Për ta parë nga tribuna VIP këtë ballafaqim kushton vërtet shumë për nivelin ekonomik të shqiptarëve. Më saktësisht, biletat aty vlejnë 120 mijë lekë të vjetra, ose e thënë ndryshe, 100 euro.
Më shkoqur, një vend në atë pjesë të stadiumit kushton sa gjysma e rrogës minimale mujore të një shqiptari.
Sidoqoftë, ka alternativa të tjera për ata që duan të jenë prezent, edhe me 5 mijë lekë të vjetra. /Telesport














