Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeBetimi i deputetëve, por si janë procedurat e tjera të seancës së...

Betimi i deputetëve, por si janë procedurat e tjera të seancës së sotme?

Të ngjajshme

Tayna vjen me tjetër duet (video)

Tayna vjen me një tjetër super bashkëpunim, të titulluar...

Nëntë të lënduar në aksidentin në Gllarevë, një në gjendje të rëndë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në...

Momenti ku garuesi bën simbolin e shqiponjës dhe diskualifikohet nga garat në Mal të Zi

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një...

Vetëvendosje garon me Ali Dulën në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e...

Pasditen e sotme do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Tashmë që nuk kemi marrëveshje mes dy partive të para, VV-LDK, në seancën konstituive mund të shohim vetëm betimin e deputetëve dhe jo zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët për mungesë votash.

Procedurat e seancës së sotme i sqaron analisti politik Ramush Tahiri, e që sipas tij cilit seanca konstituive pritet të kryhet brenda ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.

“Në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja. Pas betimit kalojnë në trupat zgjedhor të Kuvendit. Pastaj caktohet kryesuesi, deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu. Së pari vjen propozimi për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje që do të votohet në parim, nëse merr 61 vota e merr pozitën. Pastaj kalohet në pjesën e nënkryetarëve, dy nënkryetarë shqiptarë, dy nënkryetarë të komuniteteve. Por mbledhja konstituive duhet të kryhet brenda asaj dite. Aty nuk ka mbivotim, aty janë të ditura kujt çka i takon. Partisë së parë një kryetar në nënkryetar, partisë së dytë një nënkryetar tani partive minoritarëve 2 e kështu me radhë”, thotë Tahiri.

Tahiri thotë se e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa tregon edhe manovrimet politike që mund të ndodhin gjatë seancës.

“Tash nëse nuk fiton vota propozimi i Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen propozimi prapë. Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet, sepse askush nuk ka të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes me dhënë propozimin për kryeparlamentar”, kishte deklaruar Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit