back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeBeteja e komandantëve

Beteja e komandantëve

Të ngjajshme

Po shtynte veturën, 18-vjeçari në Fushë-Krujë goditet për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e...

Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë

Plot 51 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në...

Shahini: Është e lehtë të premtohet rritja e pagës me buxhet të huaj

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini...

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj ketë të enjte do ta dëshmojnë nëse i kanë siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend. Në ketë ditë do të shihet nëse ish-eprorët e lartë të UÇK-së po arrijnë ta fitojnë “betejën” për t’u zgjedhur në krye të legjislativit dhe të ekzekutivit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Dy ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, do ta sfidojnë veten të enjten, më 3 gusht, ku do të shihet nëse do të arrijnë që ta fitojnë “betejën”, i pari në krye të legjislativit, derisa i dyti në krye të ekzekutivit.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ato që po ia mundësojnë kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që ta bëjë tentimin e parë për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, në anën tjetër përfaqësuesit e LAA-së po e shohin si shans të fundit të Haradinajt, pasi që, sipas tyre, projekti i PAN-it ka dështuar ende pa filluar.

Ani pse PAN-i me bindje të plotë thotë se do ta formojë Qeverinë më 3 gusht, kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, partitë tjera thonë se Haradinaj është në disavantazh për ta formuar Qeverinë, shkruan tutje Zëri”.

“Vetëvendosja” thotë se Haradinaj është në disavantazh pas kundërshtimit të LVV-së dhe LAA-së.

E kjo e fundit tashmë është e vendosur që nga ky koalicion nuk do të ketë votë pro Haradinajt.

Kurse njohësit e çështjeve politike avantazh për Haradinajn e shohin shansin e parë për ta formuar Qeverinë, mirëpo thonë se tashmë i rëndësishëm është vetëm formimi i institucioneve

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz