back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKërcënohet Blerta Deliu

Kërcënohet Blerta Deliu

Të ngjajshme

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi i ka drejtuar një mesazh privat në ‘Facebook’, deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Deputetja Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se  Krasniqi në mesazhin e tij i është drejtuar Deliut me “ Të fala kriminelëve oj plastikë”.

Ajo ka thënë se është kërcënuar pas emisionit në RTK nga bashkëshorti i deputetes Haxhiu.

Postimi i plotë i deputetes Kodra- Deliu:

“Pas emisionit “Debat” në RTK, sot më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Kanosja e tij ka të bëj edhe me mentalitetin diktatorial të subjektit politik të tij. Ia bëj me dije këtij kërcënuesi dhe shpifësi se unë, do t’i bëj kallëzim penal për kanosje dhe padi për shpifje, sepse unë dhe kolegët e mi, tërë jetën kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Ndërkaq, Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje.

Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe në shtetin ligjor i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga kanosjet dhe shpifjet e tilla që vijnë nga dhunuesit e institucioneve dhe që tash sulmin duan ta bartin edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se asnjë kanosje, shpifje as shantazh nuk do të më ndal nga puna për të mirën e vendit tim”, (sic), ka shkruar deputetja Deliu-Kodra. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz